Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Programi i studimit është i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huajt pa asnjë dallim, të cilët kanë diplomën e shkollës së mesme ose shkollës ekuivalente (Niveli 3A sipas Standardeve Ndërkombëtare për Klasifikimin e Arsimit – ISCED) i mundëson kandidatit të përmbushë kërkesat e regjistrimit në universitet. Gjithashtu, programi është i hapur për transferimin e studentëve nga universitete të ndryshme vendase apo të huaja, të cilat janë të licencuar dhe akredituar nga institucionet përkatëse.

 

Rekrutimi i kandidatëve bëhet sipas procedurave të pranuara zyrtarisht në nivel institucional dhe në përputhje me dispozitat e Statutit dhe Ligjit për Arsimin e Lartë.

 

Kandidatët e interesuar plotësojnë aplikimin për regjistrim duke i bashkëngjitur dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar në Zyrën e Shërbimit Studentor. Dokumentet e nevojshme gjatë aplikimit janë:

  1. Formulari i aplikimit (Online of Fizikisht);
  2. Diploma e shkollës së mesme/certifikata e përfundimit dhe testi i maturës;
  3. Ekstrakti i lindjes;
  4. CV për studentët që punojnë.

 

Aplikimet shqyrtohen rast pas rasti brenda afatit kohor të caktuar për të gjithë studentët.

Megjithatë, kandidatëve që kanë arritur nota të larta në arsimin e mesëm dhe kanë arritur rezultate mbi mesataren në testin kombëtar të maturës, UBT u jep bursa ose ulje në tarifën e studimit, një kriter i vendosur nga Bordi Drejtues i UBT-së.