Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

UBT BSc Konceptet e mësimdhënies dhe të vlerësimit

Kalendari akademik përshkruan ciklin e studimeve duke treguar data specifike, të cilat përmbajnë informacion për fillimin dhe përfundimin e studimeve, periudhat e provimeve, afatet e regjistrimit në kurs dhe dorëzimin e punimeve/provimeve përfundimtare.

Kalendari Akademik miratohet në fillim të çdo viti. Viti akademik ka dy semestra dhe ndahet në semestrin vjeshtor dhe pranveror (15 javë secili), tre periudha të rregullta testimi (Janar, Qershor dhe Shtator) dhe dy periudha të jashtëzakonshme testimi (Prill dhe Nëntor). Në mes të çdo semestri, një javë caktohet për punë individuale dhe dhënien e provimeve afatmesme. Ngarkesa normale e studimit është 30 ECTS për semestër. Studentët duhet të marrin të paktën 45 ECTS në vit akademik për të ruajtur statusin e studentit me kohë të plotë.

 

Mësimdhënia: Mësimi ofrohet përmes leksioneve interaktive, seminareve dhe mësimeve individuale. Stafi akademik dhe administrativ është përgjegjës për ofrimin e ndihmës, shërbimeve dhe udhëzimeve për çështjet akademike dhe studentore. Praktika e zakonshme është të mbahet një ligjëratë dhe dy ushtrime çdo javë. Në përputhje me qasjet pedagogjike, disa njësi mund të kërkojnë udhëzime më të drejtpërdrejta. Në shumë lëndë, studentët duhet të lexojnë materiale obligative sipas instruksioneve. Gjithashtu, punimet zakonisht duhet të përmbajë deri në 15 faqe. Seancat e seminarit janë një mundësi për studentët që të diskutojnë temat e javës dhe të marrin mendime shtesë për tema specifike. Prandaj pjesëmarrja në seminare është e detyrueshme. Platforma elektronike  Moodle e bën shumë më të lehtë komunikimin profesor-student. Në këtë platformë, profesorët mund të vendosin të gjitha materialet përkatëse në lëndën e tyre, të organizojnë kuize, të komunikojnë rezultatet e testeve, të dërgojnë njoftime të ndryshme për studentët dhe t’u përgjigjen pyetjeve të studentëve. Programi i studimit për vitin e parë dhe të dytë është i njëjtë për të gjithë studentët, ndërsa në vitin e tretë studentët janë të profilizuar në orientimin e zgjedhur.

 

Vlerësimi: Vlerësimi i notave të studentëve bëhet gjatë gjithë semestrit dhe bazohet në punë ekipore, punë individuale, prezantime dhe provime me shkrim. Çdo lëndë ka planprogramet e saj specifike ku përshkruhen metodat e vlerësimit. Zakonisht, provimi me shkrim ka një peshë prej 50-60%, ndërsa aktivitetet e tjera plotësojnë gjithashtu 40-50% të notës përfundimtare, ndërsa sipas nevojës ofrohet asistencë këshilluese për studentët. Platforma SMIS, e krijuar nga UBT, i ndihmon studentët të marrin rezultatet e provimit përfundimtar në emailet e tyre përkatëse të krijuara nga UBT në mënyrë që të respektojnë privatësinë e plotë të studentëve.