Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Mësimdhënia në UBT është e ndërlidhur me industrinë, ku të gjitha kurset përfshijnë një seksion praktik. Kandidatët e këtij niveli, në shumë prej lëndëve, angazhohen për hulumtime për tema specifike, si pasqyrim praktik i njohurive të marra. Përzgjedhja e industrisë dhe temave bëhet në bashkëpunim të ngushtë me kandidatët.