Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Programi i studimeve në fushën e mekatronikës dhe menaxhimit  është propozuar si një alternativë e re për ekzistencën e strukturave të fakultetit të kufizuara dhe të vendosura në Evropë.

UBT është zgjedhur si pjesë e programit të financuar nga Erasmus të BE-së për të propozuar një program mësimor për të përmbushur dhe për të vënë në jetë kurrikulën (programin mësimor) të inxhinierisë në përputhje me  drejtimet dhe qasjen ndaj këtij drejtimi.

Institucioni ynë ka treguar vullnet dhe ka dhënë kontribut të çmuar përmes angazhimit të një organike dhe stafi të palodhur dhe të përkushtuar, por edhe një grupi  studentësh të motivuar për të arritur sa më shumë në këtë drejtim.

Programi në UBT kalon nëpër kufijtë e fakultetit tradicional, duke përfshirë lëndët bazë të inxhinierisë.

Institucioni ka ndjekur nga afër arritjet dhe zhvillimet e fundit shkencore dhe akademike, duke u bërë pjesë e shoqatave të tilla, si: ACM, IEEE dhe IFAC.

UBT, si një kontribues i ngushtë në IFAC, ka qenë një prej bashkëthemeluesve dhe ithtarëve të qasjes shumëpërmasore në lëmin e mekatronikës (E. Hajrizi, E. Kopacek, E, 2008 IFAC) – duke që sjellë sistemet mekatronikës sa më pranë ekonomisë së biznesit, kontekstit shoqëror, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Edhe pse kurrikula (programi mësimor) ka për qëllim të pasqyrojë dhe të nxjerrë në pah nevojat e shoqërisë, metodologjia e përpunimit dhe vënies në jetë të këtij programi i përngjanë dhe është i lidhur ngushtë me ato të mëparshme.

  • Linz
  • Siegen
  • Universiteti i Danimarkës Jugore