Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

MËSIMDHËNIA DHE MËSIMNXËNIA

-Mësimdhënia është interaktive duke përdorur metodat më të avancuara të mësimdhënies

– Mësimi dhe puna në grupe interdiciplinare.
– Mëson dhe punon me softuerët më të rëndësishëm nga fusha e Mekatronikës.
– Dizajnon dhe ndërton komponentët dhe sistemet mekatronike në përputhje me praktikat të mira.
– Bën instalimin, aplikimin dhe testimin e harduerit dhe softuerit.
– Përzgjedh dhe aplikon mjete kompjuterike të lidhura me modelimin dhe analizën e problemeve
të inxhinierisë dhe dizajnon sisteme mekatronike.
– Zbaton teknologjinë e informacionit për të pasur një komunikim sa më efikas dhe paraqet të
dhënat dhe zgjidhjet në fushën e inxhinierisë.
– Dizajnon dhe udhëheqë punën eksperimentale, gjithashtu analizon dhe interpreton të dhënat.