Qëllimet dhe Objektivat

Me ndryshimet e shpejta në industri, me një qasje shumë të shpejtë në teknologji, përmirësimit të shpejtë të sistemeve të informacionit dhe sistemeve komunikuese, globalizimit të tregjeve dhe të konkurrencës në biznese, kufizimeve në resurse dhe rritjes së pritjeve të klientëve, për shkak të këtyre arsyeve, inxhinierët duhet t’ju përshtaten formave të reja të të bërit biznes.

Kërkesa e vazhdueshme për ngritje të produktivitetit, si dhe ofrim të produkteve me cilësi të lartë, po e orienton industrinë me shpejtësi drejt automatizimeve.

Si një sinergji e teknologjive bazë të inxhinierisë, si ajo e mekanikës, elektronikës, shkencave kompjuterike, instrumenteve matëse dhe kontrollit, mekatronika po bëhet një komponentë e rëndësishme e proceseve moderne të prodhimit, që është e integruar në një nivel të lartë sa i përket funksionalitetit të sistemit.

Mekatronika në të vërtetë sjell një ndryshim të modelit industrial tek inxhinieria e re konkurruese në kornizat e të menduarit në proces të dizajnit të makinave.

Mekatronika, me qasjen e saj të integruar multidiciplinare në dizajnin e produkteve është gati të bëhet teknologjia kryesore në zhvillimin e një fuqie garuese në kohën moderne të prodhimtarisë. Prandaj, zhvillimi i mekatronikës është krucial në ekonominë konkurruese të Kosovës.

Mekatronika dhe Menaxhmenti, krahasuar me e fushat e tjera të edukimit në inxhinieri, ka marrë më pak vëmendje nga hulumtuesit e inxhinierisë. Për disa vite shqetësimet janë ngritur rreth asaj se si të përgatiten më së miri inxhinierët me kualifikimin bachelor dhe master, në mënyrë që të mund të punojnë me teknologjitë e avancuara në kontekstin organizativ.

Akademikët dhe menaxherët e inxhinierisë kanë identifikuar disa fusha kryesore për mësimdhënësit e inxhinierisë dhe teknologjisë. Dështimet në projektet e teknologjisë së avancuar më shpesh u janë atribuuar problemeve që nuk kanë të bëjnë me çështje teknike-teknologjike. Hulumtimet kanë sugjeruar se trajtimi i dobët i çështjeve joteknike përbrenda programeve të avancuara të inxhinierisë ka ndikuar në dështimin e sistemeve, sikurse ato të ngarkuara me dizajnim, zhvillim dhe implementim të teknologjive, nuk kanë qenë të pajisura me shkathtësitë dhe dijen e duhur e të nevojshme në menaxhimin e çështjeve joteknike.

Si rezultati kësaj, profesionistë të nivelit të lartë profesional kanë bërë thirrje për një balancë më të madh në mes të kompetencave teknike dhe joteknike (Just IT & Recruitment, JP Morgan, Gsachs International).

Edukimi tradicional në fushat inxhinierike në të gjithë Evropën është dominuar nga subjektet teknike dhe ka pasur një ofertë të vogël në pjesën e trajnimeve akademike interdiciplinare. Temat që ndërlidhen me ekonomiks, menaxhimin e biznesit dhe etikën, kanë pasur një vëmendje te vogël ose janë adresuar përmes kurseve të shkurtra. Në anën tjetër, të diplomuarit nga fusha e biznesit rrallë kanë pasur mundësi të marrin dije të thellë nga fushat teknike, përderisa shumica janë mbështetur në trajnime në punë, në mënyrë që të mbulojnë pjesën që u mungon.

Ky program studimi në UBT ka për qëllim që të ofrojë një qasje më të balancuar përmes kombinimit të sistemeve mekatronike me ekonominë, menaxhimin, etikën dhe psikologjinë, si dhe sjelljeve organizative në përgatitjen më të mirë të të diplomuarve në adresimin kompetencave organizative gjatë njohjes së zhvillimeve në kontekstin ku ata operojnë.

Ky program studimi ka për qëllim të prodhojë inxhinierë të cilët janë të përkushtuar për një karrierë në mekatronikë me një gamë të gjerë punëdhënësish në Kosovë dhe në botë.

Ky program e vë theksin tek rëndësia edukimit të personave që kanë një mendim origjinal, të cilët do të jenë në gjendje të ndërmarrin një qasje për të imagjinuar në zgjidhjen e një game të gjerë të problemeve të inxhinierisë.

Ky studim ofron një kualifikim të mbështetur nga matematika dhe shkencat natyrore, duke integruar menaxhimin e biznesit dhe teknologjisë dhe duke iu siguruar atyre progres tek profesionet përkatëse. Për me tepër, programi gjithashtu ofron një dimension social, që t’iu mundësojë studentëve të marrin standardet legale dhe etike të profesionit, si dhe ofron mundësi të specializimit në lidership dhe në menaxhimin e proceseve të inxhinierisë.