Trajnime Profesionale

Tregu i punës po bëhet gjithnjë e më intensiv, ku përveç kërkesës për trajnime profesionale të ndryshme, certifikime dhe zhvillim personal, synon të aplikojë edhe shkathtësitë e buta, si kërkesë plotësuese për gjetjen e një vendi të punës. Ndaj, Qendra e Karrierës në UBT, përveç shërbimeve tjera të shumta ofron dhe shërbimet që ndërlidhën me zhvillimin e karrierës, si trajnime profesionale në shkathtësitë e buta, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin dhe ngritjen e studentëve në karrierë.

Lista e trajnimeve që ofrohen në portofolion e karrierës janë të shumëllojshme dhe ofrohen në termine të rregullta javore më qëllim që tu shërbejë sa më shumë studentëve.

 

Në këtë portfolio ofrohen trajnime profesionale si në vijim:

  • Trajnimi: Si të shkruajmë një CV.
    Kandidatët do të arrijnë të mësojnë shkathtësitë e buta në të shkruarit e një CV-je profesionale, qoftë për punë apo për shkollim të tyre të mëtutjeshëm.
  • Trajnimi: Letra Motivuese.
    Kandidatët përmes trajnimit “Të shkruarit e një letre motivuese”, do të aftësohen të shkruajnë një format të mirëfilltë të letrës motivuese, për punë dhe për shkollim të mëtutjeshëm të tyre.
  • Trajnimi: Letrat zyrtare, aplikacionet, ankesa, kërkesa, emailat, dhe shkrimet tjera teknike profesional.
    Të shkruarit e letrave zyrtare është një trajnim tejet i rëndësishëm për studentët, dhe kandidatët e tjerë të cilët dëshirojnë të zhvillojnë shkathtësitë e tyre me trajnime profesionale.
  • Trajnimi: Intervista e punës.
    Trajnimi për intervistat e punës ndihmon kryesisht për tu përgatitur për intervista të suksesshme. Studentët mësojnë teknikat, pyetjet e shpeshta, si dhe procesin e intervistimit në tërësi.
  • Trajnimet: Zhvillimi i karrierës dhe shkathtësive nder personale.
    Ky trajnim ka për qëllim që studentët dhe kandidatët potencial të mësojnë për procesin e zhvillimit të karrierës së tyre, duke zhvilluar shkathtësitë nder personale siç janë: menaxhimi i kohës, negocimi dhe bashkëbisedimi, si dhe marrëdhëniet me klientin.

 

Për trajnime profesionale mund të aplikoni online në linkun:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScnkjDlbwAfn3SqJUKpJJt8P6R_0zX7ALN8OiGnbWJc4EsmbA/viewform

 

Lokacioni: UBT Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë dhe Gjilan