Trajnimi: Si të shkruajmë CV

Qëllimi i trajnimit:

Ky trajnim është dizajnuar më qëllim që të mbështetë studentët e interesuar të cilët dëshirojnë të marrin njohuritë dhe shkathtësitë profesionale për ndërtimin e CV-së së tyre personale. Moduli fokusohet në krijimin, përmirësimin, dhe avancimin e aspektit profesional dhe të karrierës tek studentët, duke i mundësuar atyre që suksesshëm ti qasën tregut të punës.

Përfitimet:

  • Studentët marrin njohuri mbi formatet e ndryshme të CV-ve qoftë të atyre klasike apo moderne;
  • Studentët marrin njohuri si ta prezantojnë profilin e tyre në formatin më te shkurtër të CV-së;
  • Studentët marrin njohuri si ta dizajnojnë një CV profesionale;

 

Kohëzgjatja:

Trajnimi zgjatë 2 ditë nga 2 orë. Dita e parë kryesisht ka të bëjë me konceptet, ndërsa dita e dytë për studentët shërben në prezantimin dhe shkrimin e një CV-je profesionale, 3 orë ligjëratë dhe 1 orë praktikë.

 

Orari:  Enjte 9.00-10.00 Premte: 09.00-10.00

Target grupet: Studentët e vitit të dytë dhe tretë.

 

Kontakti: Tel: 038 541 400,

Email: [email protected]

https://www.facebook.com/UniversitetiUBT/