Praktika profesionale

Praktika është një prej shërbimeve kryesore në Qendrën e Karrierës që vendos një bazë të mirë të bashkëpunimit të institucionit me firmat, kompanitë si dhe organizatat lokale dhe ndërkombëtare me qëllim që studentët të kenë mundësi punësimi dhe të fillojnë të mendojnë për karrierën e tyre.

Në UBT planifikohet që praktika e studentëve të realizohet 100% duke i mundësuar atyre që më sukses të ndërlidhin njohuritë teorike me ato praktike dhe të përgatitën për tregun e punës.
Praktika realizohet në mbi 200 kompani me të cilat UBT ka marrëveshje bashkëpunimi.

Qendra ofron këto shërbime:

  • Informimin e studentëve për mundësi internshipi dhe praktika te ndryshme profesionale;
  • Informimin e studentëve për konkurset dhe vende te lira të punës;
  • Koordinimin e mundësive të internshipit dhe punës për studentët;

Fig. 1: Grafi përfshinë raportin institucional të internshipit në vitin akademik 2019/20.