Trajnimi: Si të zhvillojmë një intervistë pune të suksesshme?

Qëllimi i trajnimit:
Trajnimi “Si të zhvillojmë një intervistë pune të suksesshme”, është dizajnuar më qëllim që t`i ndihmojë studentët të kenë sukses gjatë një interviste për punë, duke i mundësuar ata të zhvillojnë shkathtësitë ndërpersonale përmes teknikave dhe metodave të mirëfillta gjatë intervistës për punë.

Moduli fokusohet në informimin, trajnimin dhe zhvillimin e aspektit profesional dhe të karrierës tek studentët, duke i mundësuar atyre që të zhvillojnë suksesshëm karrierën e tyre dhe të gjejnë punë.

 

Përfitimet:

  • Studentët arrijnë njohuri themelore se si të sillen në situata reale të një interviste pune;
  • Studentët arrijnë të mësojnë disa prej teknikave më të mira dhe pyetjeve më të shpeshta gjatë një interviste;
  • Studentët praktikojnë role të ndryshme gjatë trajnimit.

 

Grupet e targetuara: Studentët e vitit të tretë, absolventët, studentët në nivelin Master, dhe Alumni.

 

Orari: Definohet pas paraqitjes së aplikacioneve.

 

Informatat tjera për trajnimin:
Trajnimi organizohet nga Qendra e Karrierës, në UBT

 

Kontakti:

Tel: 038 541 400
Email: [email protected]