Specializimet

Fakulteti Inxhineria e Energjisë nuk ka specializime, pasi që Planprogrami i Inxhinierisë Energjisë është dizajnuar për të prodhuar të diplomuar që mund të funksionojnë në çdo nivel të pozitave të Inxhinierisë Energjisë me bazë të fuqishme për zhvillim të mëtutjeshëm në karrier. Planprogrami reflekton hyrje edhe nga industria edhe nga universitetet. I përgjigjet kërkesave edhe për theks të shtuar në orientim teknik dhe aftësi të përmirësuara në ndërveprime individuale dhe grupore. Planprogrami kërkon një kornizë të të menduarit kritik dhe të zgjidhjes së problemeve në të gjitha lëndët. Karakteriatikat dalëse të të diplomuarave nga Inxhinieria Energjetike janë të përcaktuara në raport. Planprogrami ka lëndë formale të Inxhinierisë Energjetike por gjithashtu supozon përdorimin e lëndëve të domosdoshme në komunikim, bazat e elektronikë energjetike, matematikë dhe statistikë, funksione biznesore dhe vizatim teknik. Lëndët e domosdoshme të komunikimit duhet t’i pajis studendët me aftësi dëgjimi dhe me njohuri për të qenë efektiv në shkrim dhe komuniki oral. Bazat e elektronikës energjetike duhet të ofrojnë njohuri themelore lidhur me inxhinierinë elektrike, elektronike dhe kontrolluese. Lënda e domosdoshme matematika dhe statistika duhet të ofrojnë teknika themelore sasiore dhe cilësore. Lëndët biznesore duhet të mbulojnë funksionet biznesore, eknomike dhe konsiderata ndërkombëtare.