Studentët

Programi akomodon një shumëllojshmëri të gjerë kulturash dhe mjediseve të mësimit. Planprogrami është i përshtatshëm për: të diplomuarit e shkollave të mesme, profesionistë që kërkojnë përmirësim të aftësive të tyre nga një fushë tjetër që kërkojnë ndryshim në karrierat.

Sistemet e Inxhinierisë Energjetike na rrethojnë nga të gjitha anët me aplikacione që arrijnë lart në çdo sektor të shoqërisë që shtrihen nga fabrikat, veturat, ndërtesat, etj. Prandaj studimi i Inxhinierisë Energjetike është shumë emocionuese dhe interesante. Gjithashtu, trajnimi i gjeneratave të ardhshme të inxhinierëve dhe dhënia atyre një set gjithpërfshirës të aftësive është shumë e rëndësishme për industrinë e inxhinierisë energjetike si tërësi ashtu edhe për shoqërinë.

Qëllimet e punës praktike varen por zakonisht përfshijnë:

  • Ndërlidhjen e teorisë me praktikë.
  • Zhvillimin e aftësive dhe teknikave praktike.
  • Mësimin e përdorimit të pajisjeve.
  • Të kuptuarit e metodës shkencore.
  • Zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve.
  • Menaxhimin dhe analizimin e të dhënave.
  • Nxjerrjen e përfundimeve dhe aftësitë e vlerësimit.
  • Zhvillimin e aftësive profesionale – p.sh. puna në grup, paraqitja e gjetjeve, etj.

Studentët e diplomuar nga Programi i Inxhinierisë Energjetike do të kualifikohen për të punuar në kuadër të prodhimit dhe shpërndarjes së elektricitetit dhe industritë e ndërlidhura shërbyese. Studentët do të kompletojnë programin e tyre edukativ në bashkëpunim me sektorin e energjisë. Si pjesë e programit, studentët duhet ta kenë kryer me sukses praktikën e tyre, gjithashtu në bashkëpunim me sektorin e energjetikës.

Si pjesë e studimeve studentët duhet te I përfundojn sukseshem intership në sektorin e energjisë si ne Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe/apo Transmission, System and Market Operator j.s.c  (KOSTT)

Të vetëdijshëm se inxhinierët e sotëm duhet të jenë të aftë t’i zgjidhin probleme komplekse, shumë të fokusuara praktike, si dhe atyre fushave të Inxhinierisë, UBT e ofron këtë program studimor. Misioni ynë është t’i kontribuoj studimit të Inxhinierisë Energjetike në bazë të programeve dhe përvojes Evropiane dhe Amerikane.