Laboratorët, Qendrat dhe Institutet

Laboratori i Kimisë

 

Laboratori i Kimisë Analitike u mundëson studentëve të Infermierisë realizimin e provave shkollore në: identifikimin e kationeve dhe anioneve, përcaktimet tjera sasiore me metoda volumetrike dhe instrumentale të analizës, sintezë e komponimeve organike dhe inorganike.

Disa nga teknikat instrumentale të analizave, të aplikuara për matje, janë:

Spektometria e UV-vis, Spektroskopia e absorbimit atamoik, gaz kromatograf etj.

Ky laborator disponon procedura laboratorike për realizim të provave standarde nga fushat e analizave të ujrave, dherave, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike.

 

Laboratori i Mikrobilogjisë

 

Laboratori i Mikrobiologjisë ka potencial të gjerë në fushën e realizimit të provave mikrobiologjike, disa to janë:

Provat sterologjike, identifikimi biokimik i kulturave baketriale, antibiogrami, metodat e ngjyrosjes së bakterieve, metodat e sterilizimit, përgatitja e tereneve ushqyese, deshifrimi i bazës gjenetike të mikroorganizmave, analizat mikrobiologjike të qumshtit, mishit, vezëve etj.

 

Laboratori i Kimisë & Biokimisë

 

Laboratori i Kimisë dhe Biokimisë ushqimore realizon prova në fushën e përcaktimeve sasiore të proteinave, lipideve, karbohidrateve, acideve totale si dhe përcaktimin e vitaminave në produkte të ndryshme ushqimore. Reaksionet biokimike në prodhimin e produkteve të qumshtit si dhe fermentimi alkoolik janë poashtu subjekte të studimit përcaktimit analitik të tyre.

 

Laborator i shkathtësive klinike – Infermieri

 

Ky laboratorë është i paisur plotësisht për të lehtësuat të mësuarit përmes simulimit dhe praktikimit të shkathtësive klinike për nevoja të fakultetit të Infermierisë.

Qendra për simulim dhe praktikë klinike, interprofesionale gjendet në objektin e fakulteteve mjekësore pranë Kampusit të UBT-së.

 

Laboratori (dhoma) i pranimit të sëmurëve

Ky laborator është simulim i pranimit të pacientëve në pranim të klinikës I cili është I pajisur me aparaturë të nevojshme si: shtretër për të sëmurë, aparati për oksigjenoterapi, pulsoksimetri, tensiometri, shiringa, gjilpëra, kateter urinar, sonda nazogastrike, dorëza sterile etj.

Salla për intervenime të vogla kirurgjike

Kjo sallë ka instrumentarium të nevojshëm për ushtrime të kirurgjisë së vogël si për qepje, lidhje plagësh, dezinfektues, pinceta, gjilpëra për qepje, skalper, gërshërë, gaza, dorëza sterile, veshkore, kateter urinaranestetik local etj.

Salla për reanimim

Kjo sallë ka shtretër modern me lëvizje të shumta për pozita të të sëmurëve, defibrillator,apparat respirator,mediamente ampulare, infuzione, sisteme per infuzione, qarshafa për shtretër,varëse të infuzioneve etj.

Poashtu ka edhe shumë kabinete varësisht nga klinikat me specifika të tyre të pajisur me elementet e nevojshme.