Qëllimet dhe Objektivat

Gjeneratat e reja të juristëve duhet të jenë në hap me zhvillimet dinamike të teknologjisë, të cilat kanë arritur në nivelin e krimeve kompjuterike dhe më shumë se kurrë ndjehet nevoja për zbulimin e krimeve të tilla. Kësisoj, specialistët e forenzikës apo policisë gjyqësore në Kosovë, duke zgjeruar njohuritë e tyre dhe duke perfeksionuar metodën digjitale gjatë studimeve në UBT, ata mund të kenë sukses në punën e tyre të përditshme në hetimet kriminale.

 

Programi i masterit në “Ligj, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë” synon të plotësojë një boshllëk si në kërkimin shkencor ashtu edhe në ekspertizën praktike te kriminologjisë kompjuterike dhe forenzikës dixhitale në rajon. Programi ofron një përvojë arsimore që përgatit studentët për të kuptuar, mbështetur dhe menaxhuar procesin e forenzikës dixhitale dhe analizës të proceseve të përdorura në forenzikën dixhitale, si edhe hetimin e krimit kibernetik.

 

Teknologjitë ekzistuese dhe ato që po evoluojnë, në mbështetje të zbatimit të ligjit, parashtrojnë nëvojë për njohjen më të thelluar të zbatimit efektiv të tyre. Për këtë arsye, është e domosdoshme që studimi i thelluar në këtë fushë do të mbështëse zbulimin e krimit dhe përmirësimin e proceseve të aplikuar në mbështetje të policisë deh gjykatave. Veçantia e programit Master në “Ligj, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë” buron nga përfitimi profesional i aftësive dhe njohurive të nevojshme për të ndjekur punësimin në këtë fushë që ndryshon me shpejtësi dhe me shume rendesi në realizimin e përgjegjësisë penale.

 

Programi është hartuar për qasje profesionale, duke qenë një burim i kuadrove dhe specialistëve të lidhur me hetimin e krimeve kompjuterike dhe të gjitha hapat proceduriale të hetimit të tyre.

 

Kjo kurrikul plotëson pritjet për ndërtimin e zgjidhjeve efikase në hetimet penale ose/dhe parandalimet, dhe gjithashtu zbatimin e sundimit të ligjit në vend. Duket se ekziston një hendek midis kërkesave të tregut, aftësive dhe mungesës së një kurrikule në këtë fushë në rajon gjë të cilën UBT e bëri të mundur për specialistët e së ardhmes.

 

Në përfundim të programit, kandidatët do të jenë në gjendje të zbatojnë parimet dhe praktikat e krimeve të kompjuterike dhe forenzikës dixhitale, si dhe hulumtimet aktuale, standardet, proceset, psikologjinë mjekoligjore, parimet e cilësisë dhe teknologjitë më të përshtatshme softuerike, për të mbështetur hetimin dhe procedura ligjore në krimet e kompjuterit. Gjithashtu ky program krijon lidhje të forta autoritetet ligj zbatuese të vendit, përmes të cilave mund të arrihet dhe punësimi i menjëherëshëm i studentëve të diplomuar në këtë drejtim.

 

Gjithashtu, objektivat e programit do të mbështeten nga kontributi i UBT CERT, i cili është një njësi / divizion me misionin për të parashikuar dhe zgjidhur sfidat e sigurisë kibernetike. Kjo njësi do të mbështesë nga pikëpamja praktike disa nga temat që lidhen me sigurinë në internet, për raportimin e incidenteve dhe tezat kërkimore gjatë semestrit të fundit.

 

Në kuadër të misionit të institucionit, ky program i ofron kandidatëve mundësi të shkëlqyera studimi të cilat bazohen kryesisht në këto katër elementë; në të mësuarit përmes hulumtimit të vazhdueshëm, në përvetësimin e dijes, ndërveprimit në nivel intelektual dhe kreativ.