Infrastruktura

Programi për Kriminolgji Kompjetrike dhe Froenzikë në UBT zhvillon proçesin mësimor dhe atë të kërkimit shkencor bazuar një infrastrukturë të pajisur mirë me pajisjet e nevojshme dhe ato mbështetëse në nivel të lartë. Në përgjigje edhe te natyrës së shkencave juridike dhe infrastrukturës së nevojshme sipas praktikave më të mira për zhvillimin e lëndëve me karakter thellësisht teorik dhe atyre praktik, cdo sallë është e pajisur me kompjuterë dhe lidhje interneti, projektues të fiksuar, podium prezantimesh, valixhe laboratorike etj.

 

Infrastruktura, në të cilën zhvillon aktivitetin ky program ka të ngritur Zyren e pritjeve dhe informacionit, zyrat e personelit akademik dhe administrativ, Biblioteka, Zyra e teknologjisë informative, Sallat per zhvillimin e Klinikës Juridike dhe orët e praktikës, Qendra e Studentëve, Qendra e Karrierës, Qendra për Transferimin e Teknologjisë pjesë e Institutit për Inovacionin dhe Zhvillimin e Ndërmarrësisë në UBT (RIED), UBT Stats dhe UBT Campus Radio si edhe sherbime të tjera lehtësuese.

 

Veç të tjerash ekziston një Sistem Informativ për Menaxhimin e Shkollës (SMIS), i cili mundëson informimin efikas për studentët dhe stafit menaxhues. Ata mund të plotësojnë kërkesat e tyre administrative dhe të mbikëqyrin në çdo kohë të gjitha proceset akademike në institucion.

 

Ofrohet laboratori i forensikës me qëllim praktikimin e njohurive dhe vezhgimi i mënyrës se si mund të administrohen provat nga vendi i ngjarjes.

 

Litaratura Juridike, e cila është pjesë e Bibliotekës së UBT-së përbëhet nga dy hapësira të ndara: hapësira ku gjenden librat dhe hapësira e leximit. Në të është krijuar një katalog elektronik, i cili u lejon lexuesve (studentëve dhe stafit akademik) të informohen për të gjithë materialet dhe titujt, që ekzistojnë në bibliotekë, duke mundësuar gjithashtu edhe aksesin e tyre ne distancë.

 

Biblioteka përfshin në gamën e saj të titujve universitarë, libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që zakonisht shfrytëzohen si burim janë nga qendra të njohura ndërkombëtare si Universiteti i Teknologjisë në Vienë, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oslos, Universiteti i Oakland, Universiteti i Nisë. Gjithashtu, ekziston një përzgjedhje e gjerë e letërsisë e specializuar në fushën e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe në cepin e NATO-s dhe Komitetit ndërkombëtar, i cili fokusohet veçanërisht në situatën në vitet e fundit në Kosovë.

 

Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.

 

Qendra e Karrierës, është ngritur dhe organizuar për të ndihmuar studentët të zhvillojnë një karrierë të suksesshme. Ajo përfshin në objektivat e saj punën profesionale, punën me kohë të pjesshme gjatë festave, prezantimin e sukseseve personale të nxënësve, karrierën interaktive gjatë konferencave, simpoziumeve shkencore, prezantimin e arritjeve të nxënësve në broshura, gazeta etj.

 

Dhoma për orët klinike dhe praktikat është krijuar me qëllim të realizimit dhe përmirësimit të lëndëve klinike në Fakultetin e Drejtësisë. Edukimi juridik klinik synon organizimin e ligjëratave dhe simulimeve të fushës penale, civile dhe alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

 

UBT STATS – qëllimi i UBT STATS është të krijojë një bazë të dhënash statistikore të Kosovës dhe të sigurojë një informacion të strukturuar dhe të krahasueshëm statistikor në kohë për stafin akademik dhe studentët. Pra, studentët e UBT-së për punën dhe projektet e tyre mund t’u referohen këtyre të dhënave si burime referimi, të organizuara në një formë të qartë dhe lehtësisht të kuptueshme.

 

Radio UPT Campus (100.7 FM) është media private. Programet e saj janë të dedikuara kryesisht për moshat e reja në promovimin e vlerave, informacionin mbi fushat e ndryshme të interesave të tyre, informacionin për praktikën në menaxhim, marketing, shprehjen e mendimeve të studentëve, organizimin e debateve të ndryshme, shpalljen e aktiviteteve të ndryshme të studentëve dhe aktivitete të tjera studentore, shpallja e organizimit të konferencave shkencore të organizuara nga UBT etj.