Qëllimet dhe Objektivat

Programi përqëndrohet në fushat kryesore të së drejtës biznesore evropiane dhe ndërkombëtare, duke inkorporuar trajtat e kontekstit lokal. Lëndët dhe metodologjia e mësimdhënies mundësojnë kërkim shkencor mbi të drejtën biznesore. Programi ka për qëllim që të ofrojë një mundësi të trajtimit të avancuar të elementeve kryesore rregullative biznesore në Bashkimin Evropian dhe mjedisin ndërkombëtar.

 

Të diplomuarit do të jenë në gjendje të eksplorojnë implikimet rregullative në shkëmbimet tregtare, financiare, tregun e punës dhe prodhimin ndërkombëtar.

 

Studentët në fund të programit do të jenë në gjendje:

  • Të identifikojnë dhe formojnë çështjet ligjore dhe biznesore të cilat kanë të bëjnë me çështjet e një situate apo problemi të përshkruar;
  • Të ketë njohuritë dhe aftësitë për të përdorur, mjetet themelore të hulumtimit ligjor dhe të biznesit, duke përfshirë të kuptuarit e procesit në hartimin dhe zbatimin e një dizajni koherent dhe efektiv kërkimor;
  • Të zotërojë njohuri themelore të natyrës dhe burimeve të standardeve etike të profesionit ligjor dhe të biznesit, dhe proceseve për njohjen dhe adresimin e dilemave etike;
  • Të tregojnë të kuptuarit e rëndësisë së të qenit pjesë e profesionit ligjor, duke promovuar drejtësinë dhe paanësinë nëpërmjet traditës së udhëheqjes në një gamë të gjerë të përfshirjes së profesionistëve dhe komunitetit tjetër;
  • Të kenë besim në shkathtësitë dhe konceptet që çojnë në zgjidhjen e problemeve, përfshirë identifikimin dhe diagnostifikimin e problemit, përcaktimin e nevojës për planifikimin e hulumtimit faktual, identifikimin dhe krijimin e teorive relevante, gjenerimin e zgjidhjeve alternative dhe zhvillimin e planeve të veprimit.