Studentët ndjekin lëndë, si Klinika Ligjore/praktika e kombinuar me leksione mbi zhvillimin profesional. Ka përjashtime për ata që tashmë punojnë.
Institucioni ka një marrëveshje në këmbë bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, si dhe në sektorin privat. Planprogrami hulumtues përqendrohet si pjesë e temës së tretë të strategjisë së kërkimit institucional [Sektorit Qeveritar] dhe ka të bëjë me implikimet e mundshme të reformave gjyqësore dhe implikimet e acquis communautaire të BE-së, si dhe procesin e integrimit në kornizën legjislative të Kosovës. Programi, gjithashtu, hulumton implikimet e mundshme të marrëveshjeve të tregtisë së lirë të Kosovës dhe sidomos atë të BE-së në sektorin privat të Kosovës.
Ky program interdisiplinar vjen në shprehje ndaj rritjes së kërkesës dhe nevojës në Kosovë dhe ndaj ekonomisë rajonale për profesionistët e së drejtës, njohës të mirë të ligjit dhe të biznesit me një njohuri solide të së drejtës ndërkombëtare të biznesit dhe përvojës ndërkombëtare të menaxhimit.
Të diplomuarit do të jenë një grup mbresëlënës me aftësi dhe njohuri të rëndësishme të cilët drejtpërdrejt hyjnë në punë në kompani, zyre të juridikaturës dhe organizatat e tjera të ndryshme. Ata i përkasin një grupi ende të vogël të profesionistëve të cilët janë të trajnuar në mënyrë sistematike për të marrë një qasje ndërdisiplinore për çështje ligjore dhe të menaxhimit