Pjesa e punës së pavarur të studentit është rreth 75% e gjithë ngarkesës, e cila përfshinë leximin dhe kërkimet të cilat janë të lidhura me lëndën, varësisht nga qasja pedagogjike, të disa lëndë mund të jetë i nevojshëm edhe mësimi në mënyrë direkte. Pjesa aktive e studimeve (ligjërata dhe seminare) gjithashtu zë vend të rëndësishëm (10-15%). Qasja e përgjithshme është të ketë dy orë ligjërata në javë dhe 1 deri në 2 orë ushtrime në javë, duke nënkuptuar që disa lëmi kërkojnë më shumë studim direkt në të mësuarit, zakonisht 15-20 faqe për seminare. Gjithashtu, punimet shtesë mund të caktohen në formë të 1-2 faqe, 5-7 faqe ese. Puna e pavarur, gjithashtu, përfshinë edhe punët në grupe.
Sipas rregulloreve të studimit 1 ECTS është e barabartë me 30 orë të studimit. Sipas ECTS-ve të bazuara në kurrikulë, të gjitha kurset duhet t’i përmbahen qasjes për rezultatet e të mësuarit.
Standardi i ngarkesës për vit për çdo student është 60 ECTS. Ngarkesa mund të përfshijë mësim individual, testime, internshipe, ushtrime dhe vizitat në terren, etj.