Infrastruktura

UBT zhvillon procesin mësimor dhe atë të kërkimit shkencor bazuar një infrastrukturë të pajisur mirë me pajisjet e nevojshme dhe ato mbështetëse në nivel të lartë.

Në përgjigje edhe të natyrës së shkencave juridike dhe infrastrukturës së nevojshme, sipas praktikave më të mira për zhvillimin e lëndëve me karakter thellësisht teorik dhe atij praktik, çdo sallë është e pajisur me kompjuterë dhe lidhje interneti, projektues të fiksuar, podium prezantimesh, valixhe laboratorike, etj.

Infrastruktura në të cilën zhvillon aktivitetin Fakulteti Juridik ka të ngritur Zyrën e pritjeve dhe informacionit, zyrat e personelit akademik dhe administrativ, biblioteka, Zyra e teknologjisë informative, Sallat për zhvillimin e Klinikës Juridike dhe orët e praktikës, Qendra e Studentëve, Qendra e Karrierës, Qendra për Transferimin e Teknologjisë, si pjesë e Institutit për Inovacionin dhe për Zhvillimin e Ndërmarrësisë në UBT (RIED), UBT Stats dhe UBT Campus Radio, si dhe shërbime të tjera lehtësuese.

Një element i rëndesishëm i sigurimit të transparencës akademike në institucion është edhe Sistemi Informativ i Menaxhimit të Shkollës (SMIS), që mundëson informim efikas për studentët dhe stafin menaxhues.

Ata mund të plotësojnë kërkesat e tyre administrative dhe të realizojnë një monitorim të jashtëzakonshëm të të gjithë proceseve akademike në institucion.

Litaratura juridike e obligueshme për këtë program studimi, e cila është pjesë e Bibliotekës së UBT-së dhe që përbëhet nga dy hapësira të ndara: hapësira ku gjenden librat dhe hapësira e leximit. Në të është krijuar një katalog elektronik, i cili u lejon lexuesve (studentëve dhe stafit akademik) të informohen për të gjithë materialet dhe titujt që ekzistojnë në bibliotekë, duke mundësuar gjithashtu edhe qasjen e tyre në distancë.

Biblioteka përfshinë në gamën e saj të titujve universitarë libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që zakonisht shfrytëzohen si burim janë nga qendra të njohura ndërkombëtare, si: Universiteti i Teknologjisë në Vjenë, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oslos, Universiteti i Oakland, Universiteti i Nisë. Gjithashtu, ekziston një përzgjedhje e gjerë e letërsisë së specializuar në fushën e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe në cepin e NATO-s dhe Komitetit ndërkombëtar, i cili fokusohet veçanërisht në situatën në vitet e fundit në Kosovë.

Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.

E-biblioteka: http://search.ebscohost.com/login.aspx

Bione http://www.bioone.org/page/about/organization/mission

Biblioteka e FMN-së http://www.elibrary.imf.org/

Revistat e Cambridge http://journals.cambridge.org/action/login

Jstor Library http://www.jstor.org/

Qendra për Transferimin e Teknologjisë (CTT) – qëllimi i kësaj qëndre është sigurimi i mbrojtjes së pronësisë intelektuale të studentëve dhe stafit të UBT-së, por edhe të njerëzve të tjerë që kanë nevojë për ekspertizë. Ajo është një qendër informacioni dhe nëse ndonjë student është i angazhuar në ndonjë formë të zhvillimit të hulumtimit, ata mbështeten nga menaxherët e qendrës për të siguruar mbrojtjen e punimeve dhe rezultateve të tyre kërkimore.

Qendra e Karrierës, e cila është ngritur dhe organizuar për të ndihmuar studentët të zhvillojnë një karrierë të suksesshme. Ajo përfshinë në objektivat e saj punën profesionale, punën me kohë të pjesshme gjatë festave, prezantimin e sukseseve personale të nxënësve, karrierën interaktive gjatë konferencave, simpoziumeve shkencore, prezantimin e arritjeve të nxënësve në broshura, gazeta etj.

Sallat për trajnimin gjatë orëve të klinikës juridike apo praktikës janë themeluar me qëllim të realizimit dhe përmirësimit të lëndëve klinike në Fakultetin Juridik. Arsimimi klinik ka për qëllim organizimin e ligjëratave dhe simulimeve të fushës penale, civile dhe zgjidhjes alternative të kontesteve.

Qendra Studentore e cila ofron mundësi për të marrë informacion gjatë orarit të punës nga ora 08:30 deri në 30:30. Kjo qendër bashkepunon ngushtë me fakultetet përkatëse, Zyrën e Financave, Administratën për të mundësuar mbështetjen e nevojshme në çështjet e lidhura me studentët, si:

  • Paraqitja e aplikimit për regjistrim;
  • Dorëzimi i dokumenteve për plotësimin e dosjes personale;
  • Nënshkrimi i kontratës për studimin dhe dorëzimin e kërkesave të ndryshme të parashikuara në kontratën e studimit;
  • Paraqitja dhe marrja e certifikimit për statusin e një studenti të rregullt të Kolegjit UBT;
  • Informacion mbi orarin e mësimit;
  • Informacion mbi ndryshimin eventual të orarit të klasës, në orarin e provimit;
  • Paraqitja e kërkesës për marrjen e certifikatës së notës;
  • Harmonizimi i numrit të kredive sipas subjektit dhe konvertimi i notave në përqindje dhe anasjelltas;
  • Marrja e certifikatës së notave;

UBT Stats – qëllimi i kësaj qendre brenda UBT-së është të krijojë një bazë të dhënash statistikore të Kosovës dhe të ofrojë informacione statistikore të strukturuara dhe të krahasueshme në kohë për stafin akademik dhe studentët. Pra, studentët dhe stafi i Fakultetit Juridik në UBT mund t’i referohen këtyre të dhënave si burime referimi, të organizuara në një formë të qartë dhe lehtësisht të kuptueshme gjatë punëve kërkimore apo projekteve të tyre.