Kampusi është shtëpia e studentëve të nivelit Master në Dizajn të Integruar të cilët do të përfitojnë nga Shitorja Furnizuese e Artit dhe Dizajnit, Kafiteria “Kreativiteti”, hapësira shoqërore “Qendra e imagjinatës” për studentët , si dhe Laboratorët e Kompjuterëve dhe hapësirat për mësim. Me shëndetin dhe qëndrueshmërinë si një nga fokuset tona, Kafiteria “Kreativiteti” ofron shujta të përgatitura nga prodhimet e fermerëve dhe furnizuesve vendorë. Punon nga e hëna në të premte; shërbimi ofrohet nga fituesi i tenderit të shpallur.
Sa i përket teknologjisë informative, Fakulteti e ka laboratorin kompjuterik të pajisur me 52 kompjuterë desktop dhe 8 kompjuterë notebook. Gjithashtu, institucioni ofron një sistem të mësimnxënies si mbështetje të aktiviteteve të mësimnxënies dhe të mësimdhënies. Për të ofruar qasje të rehatshme dhe të lehtë ndaj të gjitha mjeteve virtuale dhe mjediseve të informacionit të Fakultetit, do të ekzistojë faqja LS e cila do të hapet automatikisht dhe do t’i prezantojë të gjitha informacionet lidhur me modulet, imeilat, listat postuese, etj. Studentët gjithashtu do të mund të qasen në informacionet lidhur me orarin e ligjëratave dhe vend-mbajtjen e tyre gjatë tërë vitit.Një llogari përdoruesi në serverin e Fakultetit do të krijohet për secilin student porsa të fillojnë studimet e tyre. Komunikimi mes lëndëve të ndryshme do të bëhet kryesisht përmes listave postuese dhe të cilat do të lejojnë komunikimin me studentët kolegë, anëtarët e stafit të mësimdhënësve dhe trupit të studentëve. Monitorimi i rezultateve të mësimnxënies dhe të zhvillimit profesional të studentëve do të bëhet përmes rrethinës E-Portfolio. Fakulteti do të ketë qasje në njërën nga bibliotekat më të furnizuar në Kosovë. Katalogu i bibliotekës me informacione për librat lidhur me temën e tyre të studimit janë prezantuar në nën-seksionin e Bibliotekës. Studentët gjithashtu do të mund të përdorin disa baza të dhënash elektronike shkencore dhe arsimore.
Studio e modës dhe punëtoria janë të pajisura me makina qepëse profesionale, hekur industrial, tavolinë vakumi, kukulla rrobaqepëse, tavolina për prerje, si dhe pajisjet e tjera të nevojshme për rrobaqepësi.
Lokali për huazim u ofron studentëve një sërë pajisjesh për huazim për t’u ndihmuar studentëve në projekteve e tyre produktive dhe ekspozues. Pajisjet huazuar ofrohen studentëve falas për periudha të shkurta kohore. Studentët kanë mundësi t’i rezervojnë onlain pajisjet që u nevojiten. Stafi i trajnuar dhe me përvojë janë në dispozicion për të dhënë këshilla për të gjitha pajiset, siç janë:
Laboratorët dhe punëtoritë:
UBT-ja i përmbush standardet e prodhimit me studio punëtoritë për studentët e nivelit Master.
Të gjitha studiot i përmbushin:
Në katin përdhese, ndodhen këta laboratorë: