Teknik i Anesteziologjisë është një ndër fakultetet më të rëndësishme në fushën e mjekësisë, duke qenë se tregu i punës ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për ta, teksa edhe ndikimi i kontributit dhe ekspertizës që jepet është po aq i madh, madje me rëndësi jetike.
Në UBT është përgatitur programi më i specializuar i studimeve për Teknik të Anesteziologjisë, në mënyrë që studentët që dalin të diplomuar nga institucioni, të jenë në gjendje të përballen dhe të merren me sukses me çdo sfidë e komplikim të mundshëm.
Fakulteti i Teknikut të Anesteziologjisë në UBT, është i vetmi në rajon dhe ndër të rrallët në Europë. Ky program studimi ka për synim që tekniku i anesteziologjisë, falë njohurive dhe shkathtësive për të vepruar në situata të ndryshme, nga më të lehtat deri në ato jetë kërcënuese, të jetë lider në shkencat mjekësore teknike.
Ndikim të madh në shkencën e anesteziologjise ka edhe teknologjia pasi që në procedurat anestetike përdoren aparatura të ndryshme, të cilat UBT në Poliklinikën Universitare i posedon të gjitha mjetet e nevojshme për ofrimin e të gjitha llojeve të shërbimeve mjekësore. Poashtu mundësia e mësimit përmes Realitetit Virtual, u krijon studentëve qasje në profesion ende pa i mbaruar studimet, në mënyrë që ata të përgatiten profesionalisht dhe moralisht.
Studentët do të mësojnë dhe aftësohen në përdorimin e aparaturës biomjekësore, përgatitjen dhe aplikimin e sigurt të medikamenteve të ordinuara nga anesteziologu, sigurimin e rrugëve të frymëmarrjes, asistimin në procedurat anesteziologjisë dhe masat reanimuese. Profesionistet e kësaj lëmie, të udhëhequr nga Specialistet e Anesteziologjisë, do të jenë njësitë elite të çdo institucioni shëndetësore spitalore.