Infrastruktura

Programi i Psikologjisë në UBT zhvillohet në një mjedis modern dhe tërësisht të pajisur me infrastrukturë bashkëkohore, e cila mbështet në mënyrë aktive përgatitjen profesionale të studentëve. Ambientet fizike dhe teknologjike janë të dizajnuara për të krijuar kushte optimale për studim, praktikë dhe hulumtim në fushën e psikologjisë.

Në dispozicion të studentëve dhe stafit është Qendra e Këshillimit për Studentë, Staf dhe Komunitet, e vetmja e këtij lloji në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Kjo qendër ofron shërbime këshillimi dhe është gjithashtu një laborator i gjallë praktik për studentët e psikologjisë, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi reale profesionale në një mjedis të mbikëqyrur.

Biblioteka moderne e UBT-së është një burim i pasur me literaturë shkencore dhe profesionale në gjuhën shqipe dhe angleze, e cila mbulon një spektër të gjerë tematikash nga fusha e psikologjisë dhe disiplinat përkatëse. Studentët kanë gjithashtu akses të plotë në platforma akademike online si Scopus ,Web of Science, JSTOR, EBSCO, Sage Journals dhe të tjera, që u mundësojnë të qëndrojnë të informuar mbi zhvillimet më të fundit shkencore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Elementë të rëndësishëm të infrastrukturës përfshijnë:

· Laboratorin e kompjuterëve, i cili mbështet zhvillimin e aftësive kërkimore dhe analitike;

· Laboratorin e forenzikës , të anatomisë dhe laboratore te tjere të cilët shërbejnë si pjesë integrale e qasjeve praktike ndërdisiplinore dhe janë veçanërisht të dobishëm në studimin e neuropsikologjisë, psikologjisë biologjike dhe psikologjisë ligjore;

· Klasat e specializuara për mësimdhënie në psikologji, të pajisura me mjete didaktike moderne, që nxisin një mjedis interaktiv dhe bashkëkohor të të nxënit.

Kjo infrastrukturë e avancuar dhe gjithëpërfshirëse kontribuon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së studimeve në Programin e Psikologjisë dhe përgatitjen e studentëve për sfidat profesionale në nivel vendor dhe ndërkombëtar.