Programi synon të formojë profesionistë të aftë të marrin përgjegjësi dhe role kyçe në industrinë moderne të muzikës dhe në fushat ndërdisiplinore të lidhura me artin, teknologjinë dhe industrinë e muzikës Përmjes një kombinimi të njohurive teorike, praktikës aplikative dhe përvojës reale në projekte, programi i aftëson studentët me kompetenca të forta në krijim, prodhim, menaxhim dhe inovacion muzikor.
Objektivat kryesore të programit janë:
- Të ofrojë një bazë të gjerë dhe bashkëkohore mbi parimet, teknikat dhe teknologjitë që përbëjnë natyrën komplekse të industrisë moderne të muzikës.
- Të zhvillojë aftësi profesionale në prodhim dixhital, performancë, dizajn të tingullit, menaxhim artistësh, projekteve dhe ngjarjeve.
- Të përgatisë studentët për tregun e punës, duke i orientuar drejt karrierave në prodhim muzikor, krijimtari muzikore, performancë vokale dhe instrumentale,menaxhim të industrisë kreative, edukim muzikor bashkëkohor.
- Të ndërtojë aftësi në komunikim, organizim dhe bashkëpunim, të domosdoshme për punën në ambiente kreative dhe dinamike.
- Të nxisë hulumtimin dhe inovacionin në fushat e teknologjisë së tingullit, muzikës moderne dhe qasjeve të reja artistike.
- Të forcojë lidhjen praktikë–industri, përmes projekteve reale, punëtorive, masterklasave dhe bashkëpunimeve me organizata kulturore, kompani të industrisë së muzikës dhe institucione arsimore.
- Të zhvillojë profesionalizmin dhe etikën e punës, duke përgatitur liderë të rinj në menaxhimin e artit, industrinë kreative dhe sektorin kulturor.
Programi kontribuon drejtpërdrejt në fushat e prodhimit kreativ, teknologjisë së zërit, organizimit të ngjarjeve, kërkimit muzikor,performancës Vokale-Instrumentale, ,dhe zhvillimit të platformave të reja krijuese artistike, duke u ofruar studentëve përgatitje të gjithanshme për një industri në vazhdimësi ndryshimi.