Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira të studimit, MMDPM ka ndërmarrë veprime për të  krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me Universitete dhe institucionet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare ku dhe kanë rënë dakord për shkëmbim të ndërsjellë të aftësive të ndryshme pedagogjike, si dhe për të vazhduar më tej me bashkëpunim përmes punëtorive reciproke, prezantimeve, shkëmbimeve të studentëve e tjerë.

 

Partnerët zyrtarë janë; “FLASHBACK” i udhëhequr nga Alexander Vert, Shefi i Shoqatës FLASHBACK, Perpignan, “Akademia e Muzikës”, Sofje, Bullgari, e udhëhequr nga Rektori Prof.Dr. Dimitriev Tsanev.

 

Partneritetet tjera në pritje të konfirmimit zyrtar, janë: Universiteti Aalborg, Danimarka; Universiteti Stanford, San Francisko; Konservatori i Vjenës; EFTA; Westminster College; IRCAM , Paris; e tjerë.