Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Programi është projektuar të tërheqë:

  • Nxënës të shkollave të mesme të muzikës ose individë me njohuri paraprake muzikore të fituara përmes kurseve, aktiviteteve artistike apo formave të tjera të edukimit.
  • Të rinj që kanë përvojë praktike në muzikë, qoftë në performancë, prodhim, kompozim apo angazhime të tjera kreative.
  • Studentë nga disiplina të ndryshme që synojnë të ndryshojnë drejtimin e karrierës, përfshirë shkencat, matematikën, inxhinierinë, biznesin, administratën, informatikën dhe artet e tjera.
  • Profesionistë aktiv në industrinë e mediave, radios, televizionit, filmit, animacionit, lojërave digjitale, studio muzikore dhe sektorë tjerë të industrive kreative.

 

Kriteret e pranimit:

  • Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme të muzikës.
  • Kandidatët me diplomë nga shkollat e arteve.
  • Kandidatët me diplomë nga shkollat e tjera të mesme, por me aftësi dhe interes të dëshmuar muzikor.
  • Aplikantë me përvojë në projekte muzikore, nisma artistike apo angazhime kreative të lidhura me fushat që mbulon programi, dhe që janë të gatshëm të punojnë në mënyrë intensive në drejtimet përkatëse.