Infrastruktura

UBT ka një ambient të përshtatshëm për studime. Ka Kampusin Inovativ në hyrje të Lipjanit dhe Kampusin kryesor në Prishtinë. Në kuadër të Kampusit në Prishtinë dhe atij në hyrje të Lipjanit, funksionojnë klasat e përshtatshme për ligjërata e ushtrime, amfiteatri, biblioteka, laboratorët, radio, televizioni etj. Klasat janë të pajisura me të gjitha mjetet e përshtatshme për mësim e ushtrime, si: bankat, ulëset, projektorët, dërrasat, pëlhurat, klima, etj.

 

Fakulteti i Dizajnit të Integruar në UBT zhvillon procesin mësimor në një infrastrukturë të pajisur mirë me pajisjet e nevojshme dhe ato mbështetëse të nivelit të lartë. UBT është kujdesur që studentëve të programit, t’u mundësojë dhe t’u ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar. Në këtë mënyrë, ka kompletuar laboratorët dhe studio profesionale si:

  • Laborator për fotografi dhe modelim
  • ICT Lab
  • Laborator për dizajn mode dhe tekstil
  • Laborator për mjete mekanike 
  • Bibloteka e cila përmban me qindra tituj të kësaj fushe
  • Shtypshkronja
  • Punëtori për CNC
  • Laborator i kompjutëreve i pajisur me programe relevante.