Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Kriteret e Pranimit në Programin Art dhe Media Digjitale

  1. Kualifikimi akademik:
  • Kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm të përgjithshëm ose profesional në fushat përkatëse, si: art, dizajn, arkitekturë, media apo disiplina të ngjashme.
  • Kalimi i testit të maturës është i domosdoshëm.
  • Për kandidatët ndërkombëtarë, kërkohet procesi i ekuivalentimit të diplomës përmes Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, për të përfituar të drejtën e regjistrimit.
  1. Procesi i pranimit:
  • Portfolio: Çdo kandidat duhet të dorëzojë një portfolio me punime personale në formë fizike, që mund të përfshijë vizatime, dizajne, fotografi, projekte kreative apo dokumentim të pjesëmarrjes në aktivitete kulturore e sociale.
  • Intervistë: Kandidatët që plotësojnë kriteret do të ftohen në një intervistë 15-minutëshe me stafin akademik, ku do të vlerësohet motivimi, interesat kreative dhe potenciali i tyre për të ndjekur programin.