Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Suksesi i një institucioni të lartë të edukimit është tejet i lidhur me bashkëpunimet dhe partneritetet  vendore dhe ndërkombëtare. UBT në kuadër të studimeve Bachelor ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë universitete ndërkombëtare, me disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, si dhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

Po ashtu, rekrutimi i ligjëruesve ndërkombëtarë, siguron lidhje të mira me sistemin e shëndetësisë dhe edukimit ndërkombëtar, marrëdhënie me komunitetin, si dhe me industritë.

 

Me përfundimin e programit Bachelor në Infermieri, studenti është i kualifikuar për të punuar si një praktikant i infermierisë dhe të hyjë në bashkëpunim multidisiplinar. Programi i ofron studentit një argumentim të nevojshëm në të dy aspektet teorike dhe klinike të infermierisë, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, shkencë dhe teknologji, si dhe kërkesat për infermieri në popullatën e përgjithshme. Kompetencat e përgjithshme dhe specifike të infermierisë që kërkohen në një mjedis të studimit që bazohet në zhvillim, nëpërmjet: hulumtimit dhe pjesëve klinike të rregullta.

 

Të diplomuarit janë gjithashtu të arsimuar edhe për të punuar në shërbimin shëndetësor, ofrimin e shërbimeve të infermierisë tek femijët, adoleshentët, të rriturit dhe të moshuarit me shërbime akute, kronike, somatike ose sëmundje psikiatrike. Gjithashtu do të jenë në gjendje të planifikojnë, të sjellin, të vlerësojnë dhe të zhvillojnë infermierinë në bazë të përfshirjes aktive dhe pjesëmarrjen në këto sektorë. Nëpërmjet praktikës së infermierisë, studentët do të mësojnë të promovojnë dhe të ruajnë shëndetin, si dhe të përgatiten për shërbime të infermierisë në masat preventive, rehalibituese, lehtësuese për individët dhe grupet e shoqërisë.

 

Programi kualifikon kandidatin për autorizim si një infermiere e regjistruar si dhe kandidati kualifikohet në menaxhimin e kujdesit dhe pjesëmarrjes në mësimnxënie dhe hulumtim.