Siguria

Në çdo ndërtesë të UBT ka roje që mbikqyrin objektet 24 orë. Nëse ka emergjencë, gjithmonë mund t’i kontaktoni për ndihmë. Gjithashtu mund të kontaktoni ofruesit e shërbimeve kryesore të emergjencës në Kosovë përmes numrave të mëposhtëm të telefonit:
Policia – 192; Shërbimet e ambulancës – 194; Zjarrfikësit – 193;
Janë numra falas dhe mund të thiren përmes telefonave mobil ose fiks në rast nevoje për ndihmë emergjente, sëmundje, aksidente apo fatkeqësi të ndryshme.