Veprimet Bankare

Monedha që përdoret në Kosovë është Euro. Ka raste kur studentët nuk mund të paguajnë me dollarë amerikanë ose ndonjë monedhe të huaj. Shumica e kartave të kreditit mund të përdoren në mbarë vendin dhe studentët mund të shkëmbejnë valuta në shumë banka. Bankat janë përgjithësisht të hapura nga ora 8:30 deri në orën 16:30. gjatë ditëve të javës. Ka edhe shumë bankomatë që punojnë 24 orë. Për të hapur një llogari bankare, dokumenti bazë që ju nevojitet është pasaporta juaj.