Studentët e Rinjë

E drejta e konkurrimit

Në Kolegjin UBT mund të konkurrojnë:

  • Të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huaj që kanë diplomën e shkollës së mesme ose të një shkolle të barasvlershme me të (të nivelit 3A sipas Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimi të Arsimit – ISCED) që i mundëson kandidatit plotësimin e kushteve për regjistrim në universitet;
  • Studentë të transferuar nga universitete tjera të vendit apo të huaja, të licencuara dhe të akredituara.
  • Shërbimet për studime në UBT janë me pagesë (tarifa e shkollimit). Vlera e kësaj pagese për çdo kurs studimi në çdo vit akademik vendoset nga Rektori, pas marrjes së mendimit nga Këshilli Drejtues.
  • Për kategori të veçanta studentësh (studentët e shkëlqyer etj.), UBT mund të japë edhe bursa studimi. Kriteret për dhënien e bursave i vendos Këshilli Drejtues (Rektorati).

Dokumentet e nevojshme          

  • Fletëkërkesa për regjistrim (Aplikacioni) e cila merret në Zyrën për Shërbimin e Studentëve (ZSHS);
  • Diploma/Certifikata për kryerjen e shkollës së mesme
  • Dëftesat e shkollës së mesme;
  • Ekstrakti e lindjes,
  • Dy fotografi
  • Autobiografia (CV) për studentët që punojnë.

Aplikuesit për Nivelin Master, për të finalizuar regjistrimin aplikacionit te tyre duhet t’i bashkangjitin:

  • Diplomën e studimeve Baçelor (Origjinalin ose të Noterizuar),
  • ID kopje,
  • Ekstraktin e lindjes dhe
  • CV-në.

 

 

Mënyra e konkurrimit
  • Kandidati i interesuar mund të konkurroj në të gjitha degët e UBT-së, duke e  plotësuar kërkesën për regjistrim dhe duke ia bashkangjitur dokumentet e nevojshme të cilat i dorëzon në Zyrën për Shërbimin e Studentëve;

Kandidati mund të konkurrojë edhe përmes platformës elektronike: apliko.ubt-uni.net/

Transferimi në UBT

Fillimi i rrugëtimit akademik në UBT, ju bënë të bëheni pjesë e institucionit ku rinia ka prosperitet dhe të ardhme të sigurt, sepse UBT ka praktikat më të mira për marrjen e njohurive në 74 programe studimi dhe 182 specializime, ka staf të dëshmuar vendor e ndërkombëtar,  si dhe mbi 450 marrëveshje bashkëpunimi me universitete partnere nga mbarë bota.

UBT u jep mundësi studentëve për vazhdim të studimeve jashtë vendit, përfundimin e intershipeve të ndryshme, ndërkaq diploma e institucionit pranohet dhe vlerësohet nga gjitha universitetet ndërkombëtare.

Padyshim, UBT çdo vit përkrahë studentët e vet dhe u ndanë atyre bursa studimi, njëherësh organizon edhe dhjetëra vizita studimore brenda e jashtë vendit.

 

Aplikimi për transferim duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës së UBT-së, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty prej ku vinë.

Ndërkaq, nga po i njëjti institucion duhet të marrin edhe certifikatën e notave, si dhe me vete duhet të kenë edhe dëftesat dhe diplomën e shkollës së mesme dhe një ekstrakt të lindjes.

Studentët ndërkombëtarë

UBT ofron shumë mundësi për të zhvilluar potencialin e studentëve ndërkombëtarë së bashku me disa nga studentët dhe fakultetet më të mira të Kosovës, brenda një ambienti mbështetës. Studentët ndërkombëtarë kanë mundësinë të regjistrohen në një gamë të gjerë të programeve akademike. Pa marrë parasysh se në cilën lëndë ju jeni të interesuar, ju keni mundësinë të regjistroni një numër të konsiderueshëm të lëndëve dhe programeve të cilësisë së lartë.

Akomodimi

Aktualisht, UBT nuk posedon konvikte mirëpo mund të ndihmojë studentët ndërkombëtarë në gjetjen e akomodimit. Më konkretisht, Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare mund t’u ofrojë studentëve të huaj informacione rreth akomoditimt pasi që ka një numër të madh apartamentesh në afërsi të kampusit të UBT me çmime të volitshme. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni.

Punësimi

UBT është e gatshme për t’ju ndihmuar të vazhdoni aspiratat e juaja të karrierës gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë. Qendra e Karrierës mund t’ju ndihmojë në gjetjen e një pune të përshtatshme dhe t’ju trajnojë rreth shkrimit të CV-së, letrave motivuese dhe dokumenteve të tjera relevante. Gjithashtu, UBT inkurajon studentët e mirë për të aplikuar për poste të ndryshme pune brenda UBT-së.

Sigurimi shëndetsor

Ne besojmë që sigurimi shëndetësor ndërkombëtar është me rëndësi vitale për studentët tanë ndërkombëtarë. Në rast emergjence, është e rëndësishme që të keni mbulim mjekësor. Në Kosovë ekzistojnë kompani të sigurimeve shëndetësore të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme. Si rrjedhim, ne mund t’ju ndihmojmë për të gjetur sigurimin shëndetësorë që ju përshtatet më së miri dhe të ju informojmë rreth kompanive dhe planeve të ndryshme në dispozicion.

Siguria

Në çdo ndërtesë të UBT-së, ka roje që mbikqyrin objektet 24 orë. Nëse ka emergjencë, gjithmonë mund t’i kontaktoni për ndihmë. Gjithashtu mund të kontaktoni ofruesit e shërbimeve kryesore të emergjencës në Kosovë përmes numrave të mëposhtëm të telefonit:
Policia – 192; Shërbimet e ambulancës – 194; Zjarrfikësit – 193;
Janë numra falas dhe mund të thiren përmes telefonave mobil ose fiks në rast nevoje për ndihmë emergjente, sëmundje, aksidente apo fatkeqësi të ndryshme.

Transporti

Nëse dëshironi të shkoni në kampusin e UBT në Lipjan, autobusi i shkollës është në shërbimin tuaj falas. Autobusët urban të Prishtinës mund t’ju sjellin në vende të ndryshme në qytet. Stacioni i autobusit është 800 m nga UBT në Prishtinë. Ka edhe shumë taksi kompani që mund t’ju ofrojnë shërbimet e tyre me çmime shumë të volitshme. Para mbërritjes, rekomandohet që së pari të na gjeni nëpërmjet pajisjeve tuaja me GPS.

Veprimet Bankare

Monedha që përdoret në Kosovë është Euro. Ka raste kur studentët nuk mund të paguajnë me dollarë amerikanë ose ndonjë monedhe të huaj. Shumica e kartave të kreditit mund të përdoren në mbarë vendin dhe studentët mund të shkëmbejnë valuta në shumë banka. Bankat janë përgjithësisht të hapura nga ora 8:30 deri në orën 16:30, gjatë ditëve të javës. Ka edhe shumë bankomatë që punojnë 24 orë. Për të hapur një llogari bankare, dokumenti bazë që ju nevojitet është pasaporta juaj.

Jeta e natës

Kosova ka shumë për të ofruar, sa i përket fshatrave dhe qyteteve të bukura, maleve dhe jetës së natës. Gjithashtu mund të merrni pjesë në klube të ndryshme si joga, vallëzim dhe klube të tjera interesante të cilat ju ofrojnë një shumëllojshmëri të aktiviteteve të kohës së lirë. Mund të shijoni natën në shumë kafene të vogla, bare të hapura me muzikë live, ose mund të jeni pjesë e skenës së diskove.