Synimet e programit studimor

Synimi i këtij programi studimor është arritja e kompetencave dhe shkathtësive akademike në lidhje me lëmin e Ndërtimtarisë në drejtimin e Infrastrukturës rrugore.

Studentët nëpërmjet këtij programi do të përvetësojnë (zotërojnë) në mënyrë efikase dhe kualitative bazat shkencore të profesionit të Ndërtimtarisë në drejtimin e Infrastrukturës rrugore. Kjo përfshin edhe zhvillimin e aftësive kreative të shqyrtimit të problemeve, zhvillimin e të menduarit kritik dhe aftësi për punë ekipore, e domosdoshme për punë në profesionin e ndërtimtarisë.

 

Synimi i programit është arsimimi i ekspertëve që posedojnë njohuri themelore nga lëmi i ndërtimtarisë –komunikacionit, konstruksioneve dhe hidroteknikës në lidhje me projektimin dhe ndërtimin e objekteve rrugore dhe objekteve të tjera ndërtimore. Gjithashtu, zhvillimi i vetëdijes për nevojën permanente të arsimimit dhe perfeksionimit është njëri nga synimet e këtij programi studimor.

Lajme