Shpallet konkursi për pranimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2024/25 në Shkollat e Mesme të Larta në UBT

14/03/2024

UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj për Shkollimin e Mesëm të Lartë, për vitin e ri shkollor 2024/2025, në drejtimet:

  • Gjimnazi Natyror;
  • Gjimnazi Gjuhësor;
  • Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike;
  • Asistent Dentar;
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
  • Teknik i Farmacisë;
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor;
  • Shkolla e Mesme Teknik i Optikës – Opticient.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ulët, dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin e arritshmërisë.

Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen zyrtare.