Qendra e Karrierës në UBT zhvillon sesion informues në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë

08/05/2024

Qendra e Karrierës në UBT ka mbajtur një sesion informimi lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT për një karrierë profesionale në Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Para maturantëve të Gjimnazit “Hajdar Dushi”, përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe të UBT-së, kanë dhënë detaje më shumë për mundësitë, kushtet dhe cilësinë që ofron UBT për studimet akademike.

Duke shtjelluar mundësitë e shumta për zhvillimin e tregut të punës dhe rëndësinë e madhe të profilizimit, maturantët e kësaj shkolle profesionale janë njoftuar në detaje për profesionet të cilat janë trend global në gjithë botën, e të cilat mund t’i gjejnë në programet e studimit që i ofron UBT.