UBT ju fton të merrni pjesë në konferencën:“Dita Austriake-Kosovare e të Drejtave Pronësore 2015”, që organizohet në ambientet e UBT-së në Prishtinë, më 2 tetor 2015

UBT ju fton të merrni pjesë në konferencën:“Dita Austriake-Kosovare e të Drejtave Pronësore 2015”, që organizohet në ambientet e UBT-së në Prishtinë, më 2 tetor 2015

UBT dhe Shoqata Austriake-Kosovare organizojnë konferencën mbi të drejtat pronësore në Kosovë.

Qëllimi i konferencës, që trajton një nga çështjet më të ndjeshme në vendin tonë, është diskutimi mbi të drejtat pronësore dhe problematika të ndryshme që ndërlidhen me të. Konferenca synon të promovojë të drejtat e pronësisë si prioritet kombëtar për Kosovën, me efekt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë, elemente që ndikojnë ndjeshëm në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.


Përvojat e Austrisë në këtë fushë, do të jenë një pikë referente për trajtimin e çështjes.

Në konferencë do të marrin pjesë ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues të Misionit të BE-së në Kosovë, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të Agjencisë Kadastrale të Kosovës e institucioneve të tjera, si dhe ekspertë të fushës së pronës.

Dita: E premte, 2 tetor

Koha: 09:00

Vendi: UBT, Lagjja Kalabria, Prishtinë

****

Kontakti: 038-541-400; 

Lajme