UBT ngushëllon familjen Rexhepi

UBT ngushëllon familjen Rexhepi

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në emër të institucionit të cilin ai e drejton, ngushëllon familjen Rexhepi për vdekjen e  ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

 

"E nderuara familja Rexhepi, me pikëllim dhe dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta e kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

 

UBT bashkëndjen me ju dhe me tërë popullin e Kosovës.

 

Rexhepi ishte një baba, një mjek në kohën e luftës dhe paqes, kryeministri i parë i Kosovës, i cili vendosi themelet e institucioneve demokratike të vendit dhe ishte personalitet i shquar dhe i respektuar i jetës publike në Kosovë.

 

Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në çlirimin e Kosovës dhe në ndërtimin e paqes dhe demokracisë pas përfundimit të luftës.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen e tij dhe për gjithë Kosovën.

 

Ne, me nostalgji do t'i ruajmë kujtimet më të mira të bashkëpunimit gjatë kohës kur ai ishte kryeministër i  Kosovës, si dhe sa ishte kryetar i komunës së Mitrovicës.

 

E nderuara familje Rexhepi, na lejoni të ndajmë edhe ne me ju pikëllimin e thellë dhe t'ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!", thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të rektorit të UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, drejtuar familjes Rexhepi.

Lajme