Laboratori i Teknologjisë Ushqimore

UBT në Parkun Shkencor Inovativ të saj, posedon Laboratorin e Mikrobiologjisë Ushqimore, i kompletuar me të gjitha standardet ndërkombëtare që iu mundëson kryerjen e testeve laboratorike në aspektin mikrobiologjik.

 

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve nga rreziku i agjentëve mikrobiologjik, Laboratori i Mikrobiologjisë Ushqimore “UBT” mundëson analizat ushqimore për qumështin dhe produktet e qumështit, mishin dhe produktet e mishit, ujërat e pijes dhe industriale, etj.

 

Laboratori i Mikrobiologjisë Ushqimore “UBT” kryen analizat mikrobiologjike të ushqimeve të ndryshme të cilat tregojnë se a janë të përpunuara ose jo dhe se a janë gati për konsum, si dhe bëhen analiza bakterologjike dhe analiza mykologjike.

 

Ky laborator mundëson edhe zhvillimin e veprimtarive kërkimore në fushën e shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë me të gjitha pajisjet e nevojshme, në mënyrë që studentët ta kenë më të lehtë punën praktike në këtë laborator.

 

Për të kompletuar ekosistemin në fushat e shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë, UBT ka ndarë një hapësirë të veçantë për disa parcela ku janë ndërtuar serra të tipit shkollor, në mënyrë që studentëve t’u krijohet një ambient atraktiv, praktik dhe motivues për mësim në fushat përkatëse, e që janë mbjellë produkte bujqësore.

 

Të ndërlidhura me teknologjinë, në këto serra UBT është duke kultivuar qindra bimë të perimeve të llojit të domateve trangujve dhe specave. Kësisoj, serra është duke shërbyer si një laborator fushor ku po prodhohen produkte për eksperimente të ndryshme që shfrytëzohen nga studentët dhe stafi akademik, nga ku rezultatet e fituara do të përcillen në sektorin e prodhimit si produkt i UBT-së në përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së prodhimeve bujqësore.