Laboratorët e mediave: Radio,TV, Gazeta, Portali, Prodhimi

Media Group

Media Group është grup medial i krijuar nga UBT dhe që ofron të gjitha platformat informuese si: Tv, Radio dhe Portal. Objektivi i qartë i funksionimit të Media Group është që përmes të gjitha kanaleve të informimit të ofrojmë të gjithë përmbajtjen informuese, edukuese dhe argëtuese për çdo qytetarë në kanale të ndryshme të komunikimit në kohë reale.

Qëllimi i Media Group është  që përmes stafit  profesional, krijuesve e gazetarëve, teknologjisë së fjalës së fundit si dhe ideve inovative të shndërrohet një medium me ndikim pozitiv për qytetaret.

 

UBT TV

UBT TV operon në kuadër të veprimtarisë së UBT-së, dhe është e themeluar  për të ofruar shërbime Mediale Audiovizuele.

UBT TV është televizioni më i ri në tregun medial kosovar, i cili është licencuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe i licencuar më 25 mars 2017, dhe transmeton programe informative, përfshirë mbulimin e ngjarjeve në terreni, intervistave në studio reale dhe virtuale me mysafirë nga fusha të ndryshme, si: Arsim, Inovacion, Ekonomi, Ndërmarrësi, Kulturë, Politikë, Sport etj.

 

Radio Campus

Radio Campus u licencua më 25 mars 2015, nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), dhe transmeton 24 orë në ditë, programe kulturore, edukative, sociale, argëtuese, edicionet e lajmeve live etj., gjithnjë me një numër në rritje të dëgjuesve.

Udhëhiqet nga një staf profesional dhe është e hapur për të gjitha kategoritë e shoqërisë. Radio ka prioritet objektivitetin, shpejtësinë, saktësisë dhe të jetë media e balancuar. Lajmet dhe zhvillimet qe transmetohen nga kjo radio janë në përputhje me kodin e etikës, si dhe në përputhje me standardet e paraparë nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM).

Radio Campus do të zbatojë një standard të avancuar të programeve informative duke zhvilluar biseda nga tereni, intervista në studio, mysafirë nga fusha të ndryshme, si: Arsim, Inovacion, Ekonomi, Ndërmarrësi, Kulturë, Politikë, Sport etj.

 

Portali UBT NEWS

Portali UBT News ka qëllim parësor informimin e drejtë, të saktë dhe të paanshëm. UBT News synon të jetë dritare e informacionit për publikun, t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat ata ballafaqohen, dhe kësisoj të mundohet t’ju ofrojë zgjidhje sa më të shpejtë.