Aktivitetet

Fakulteti i Shkencave Politike në kuadër të UBT-së organizon një numër të madh të veprimtarive përgjatë vitit shkollor akademik për studentët dhe mësimdhënësit akademikë. Vëmendja kryesore është krijimi i një kulture sipas së cilës studentët të marrin njohuri praktike prej këndvështrimeve të ndryshëm dhe të arrijnë synimet dhe objektivat e tyre.

Me të njejtin synim të përgjithshëm është krijuar edhe Forumi e Shkencave Politike të Kolegjit UBT, nëpërmjet të cilit studentët kanë mundësi që për çdo javë të takohen me autoritete të ndryshëm të fushës së politikës të ftuar nga UBT për të ndarë me studentët përvojën e tyre të punës, apo për të ligjëruar dhe diskutuar me studentët nëpërmjet pyetjeve, komenteve dhe përgjigjeve të tyre. Përvoja ka treguar se këto lloje të veprimtarive ndikojnë në përforcimin e mendimit analitik dhe kritik të studentëve.

Disa prej veprimtarive të organizuara nga ky Forum janë konferencat e larmishme të mësimdhënësve akademikë dhe të studentëve të organizuara mbi çështje të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimit europian si dy prej temave më përparësore dhe të kohës brenda dhe jashtë vendit, konferenca që lidhen me NATO-n dhe integrimin atlantik të Kosovës, veprimtari simuluese të roganizuara nga NATO Defense College me qendër në Romë, takime me diplomatë që janë me shërbim në Prishtinë, diskutime mbi sigurinë e ballkanit Perëndimor, punëtori të organizuara me studentët mbi metodat kërkimore dhe analizat përmbajtësore etj.