Studentët

Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike pranohen duke u mbështetur në plotësimin e kritereve të caktuar me rregulloren përkatëse. Ata kanë detyrimin që të përbushin të gjitha detyrimet e tyre sipas programit dhe rregulloreve përkatëse, përpara se të marrin diplomën e përfundimit të studimeve Batchelor, ose Master.

Ndër detyrimet e tyre përfshihet edhe sjellja e tyre e moralëshme në përputhje me Kodin e Etikës.

Përgjatë të gjithë viteve të studimit (Batchelor dhe Master), studentët janë edhe pjestarë të forumeve të ndryshëm studentorë duke dhënë ndihmesën e tyre në përsosjen cilësore të procesit të përgjithshëm mësimdhënës.

Studentët e diplomuar në këtë Program zakonisht e nisin karrierën politike duke punuar me organizatat ndërkombëtare dhe organizmat kombëtare politike, ose duke punuar si këshillues të politikës. Disa prej tyre e nisin karrierën e tyre duke punuar në sektorin privat jofitmprurës.

Studentët e diplomuar bëjnë pjesë në Shoqatën e Alumni-ve dhe mbajnë lidhje të vazhdueshme me fakultetin e Shkencave Politike.