Laboratorët, Qendrat dhe Institutet

Përveç mjediseve të mjaftueshëm dhe të mirëpajisur të zhvillimit të procesit mësimor, Fakulteti i Shkencave politike ka në përdorim edhe librat e fushës së politikë të  Bibliotekës së UBT-së përgjatë gjithë vitit shkollor akademik si dhe hapësirat e nevojshme të tyre të leximit dhe të studimit. Fakulteti i Shkencave Politike përdor edhe UBT Media Lab dhe UBT Conference Room për disa prej lëndëve mësimore që kanë nevojë për to.

Në dobi të procesit mësimor, të punës shkencore dhe të lidhjes së tyre me praktikën e veprimtarisë politike, janë ngritur edhe disa qendra studimore si Forumi i Shkencave Politike, Forumi Euroatlantik, Qendra e Sondazheve të Opinionit Publik, etj. të cilët organizojnë edhe shumë veprimtari dhe takime me autoritete të njohur zyrtarë dhe jozyrtarë brenda dhe jashtë vendit në të cilat marrin pjesë mësimdhënës dhe studentë. Të gjitha këto veprimtari kryhen në UBT Conference Room.

Të gjitha hapësirat e UBT-së janë të mbuluara me rrjet të Internetit.