Shkenca Politike

Programi BA për Shkencat Politike është krijuar për t’iu përshtatur kërkesave të tregut nëpërmjet ofrimit të një edukimi të barazpeshuar. Ai lidhet me nevojat në rritje të institucioneve të Kosovës për më shumë ekspertë të politikës të cilët të jenë në gjendje t’u përgjigjen këtyre nevojave në rritje të tregut.

Këta studime përqendrohen në tre drejtime të specializuar që janë përkatësisht, Administrimi Publik, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane.

Studimet në Fakultetin e Shkencave Politike të UBT-College ofrojnë mundësi të veçanta për studentët:

  • Qasje krijuese, mësimdhënie bashkëohore dhe zhvillim shumë të mirë profesional në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë dhe politikës së jashtme, të shtetndërtimit dhe të administratës publike si edhe në proceset e integrimit europian;
  • Ndërlidhje të të gjitha fushave të studimit në përputhje me nevojat e zhvillimeve konkretë të politikës dhe institucioneve të Kosovës;
  • Studim shumëpërmasor dhe analitik i politikërjes së Kosovës duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave institucionale për reforma të mëtejshme dhe të vazhdueshme në drejtim të shtetndërtimit dhe të integrimit europian;
  • Programi ofron përparësi të shumta krahasuese në fushën e hartimit analitik të politikave dhe të formimit të aftësive përkatëse të studentëve;
  • Përparësi konkurruese në dhënien e njohurive bashkëohore të qendrueshme si edhe krijimin e aftësive dhe të shkathtësive praktike të studentëve;
  • Mundësi të gjera për aftësim të studentëve në punën kërkimore dhe shkencore në shumë fusha të studimeve politike;
  • Programi siguron një rritje të qëndrueshme të njohurive dhe aftësive të studentëve ndër vite, duke bërë edhe përpjekje shumëdisiplinare për edukimin e studentëve;
  • Mësimdhënës akademikë të mirëpërgatitur, me përvojë dhe me grada shkencore në shkenca politike të cilët ndërthurin veprimtarinë shkencore me politikëbërjen konkrete.
  • Lidhje të vazhdueshme me institucionet e ndryshëm politikë zyrtarë dhe jozyrtarë të Kosovës si edhe politikëbërës të rëndësishëm të saj;
  • Mundësi për studimeve Master në UBT dhe jashtë Kosovës në përputhje me partneritetet ndërkombëtarë të Kolegjit UBT;
  • Mundësi shumë të mira për studentët për t’u punësuar menjëherë pas diplomimit në institucione të ndryshëm politikë të Kosovës ose në veprimtarinë konkrete politike.

 

Përvoja rreth dhjetëvjeçare e Fakultetit të Shkencave Politike të Kolegjit UBT ka dhënë shembuj të shumtë të studentëve të diplomuar që e kanë filluar karrierën e tyre politike duke punuar pranë institucioneve dhe organizatave të ndryshme zyrtare dhe jozyrtare kombëtare dhe ndërkombëtare, në zyra të ndryshme të konsulencës politike, në etj.

 

Udhëheqja e Fakultetit Shkenca Politike – Organogrami

Dekanja: Hajdi Xhixha

Email: [email protected]

 

Prodekani: Arian Kadriu

Email:[email protected]

 

Kordinatorja:  Samire Sadiku

Email: [email protected]

 

 

Dokumentet
Strategja e Fakultetit 2022-2027
Plani i strategjisë së kërkimit 2022 2027