Studentët

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim

Ky është viti i gjashtë i studimeve në programin bachelor në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT.

 

Dy gjeneratat e para i kemi përcjellë. Studentët e gjeneratës së parë dhe të dytë kanë absolvuar, dhe një pjesë e mirë e tyre kanë diplomuar dhe kanë vazhduar studimet master po në UBT, si dhe shumica janë punësuar nëpë mediume prestigjioze. Sivjet absolvon edhe gjenerata e tretë e studentëve të programit master.

 

Grupet e studentëve në bachelor përbëhen prej një numri prej 50 studentësh nga të gjitha anët e Kosovës si dhe nga viset e tjera ku jetojnë shqiptarët.

 

Në programin master sivjet e kemi regjistruar edhe gjeneratën e dytë të studentëve master në Media dhe Komunikim, dhe sivjet është vërejtur një rritje e numrit të të interesuarve për të studiuar në këtë fakultet.