Media dhe Komunikim

Programi Bachelor në Media dhe Komunikim është program stimulues, i cili studentëve u ofron njohuri teorike dhe praktike, në mënyrë që ata të jenë në gjendje për të punuar në fusha të ndryshme.

Është i dizajnuar që t’u ofrojë kombinimin e tri fushave esenciale:

  • Aftësi praktike, si intervistat dhe shkrimet në Media të ndryshme;
  • Njohuritë për njerëzimin dhe për institucionet; dhe
  • Parimet etike; që studentët duhet t’i zotërojnë në kontekstin e gazetarisë.

Studimet Bachelor zgjasin 3 vite (6 semestra) duke përfshirë edhe Temën e Diplomës. Përmbajnë 180 ECTS dhe janë të ndara në lëndë obligative dhe zgjedhore.

Programi është i krahasueshëm me disa universitete vendore, rajonale, evropiane, e botërore, si: Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Zagrebit, Universiteti i Parisit, etj..

 

 

 

Emërtimi i programit Baçelor Media dhe Komunikim
Lokacionet e programit Prishtinë,
Kohëzgjatja 3 vjet,  180 ECTS
Lloji i realizimit Orar të plotë, paradite dhe pasdite
Partnerët në implementim UBT Radio Campus, UBT News, UBT TV
Kualifikimi dhe diploma UBT Baçelor Media dhe Komunikim
Destinacioni pas studimeve
  1. MA Media dhe Komunikim
  2.  
Detaje tjera  
 

  • Ofrohet në bashkëpunim me UBT TV, UBT Radio Camps, UBT News
  • Diploma njihet në sektorin publik dhe privat në Kosovë dhe Bashkim Evropian
  • UBT ofron mundësi studimi/transferi në BE përmes Erasmus Mundus/Erasmus +
  • Trajnimet: CISCO, Microsoft, AutoCAD, ECDL, IPMA
  • Sistem Online të studimeve (Moodle)