Laboratorët, Qendrat dhe Institutet

Laboratorët:

 

UBT është kujdesur që studentëve të programit bachelor t’u mundësojë dhe t’u ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar. Në këtë mënyrë, ka kompletuar laboratorët për media të shkruara, për praktikë në mediat e shkruara, për teknologjinë informative, për kamerë e fotografi, për montazh, regji e për mediat audiovizive.

 

Radio e TV

 

Në kuadër të UBT vepron edhe Radio Campus, si dhe është në procesin final të përgatitjeve për fillimin e punës së një Televizioni, i cili do të jetë një mundësi e re për studentët e Media dhe Komunikim në UBT.

 

Gazeta “UBT News”

 

UBT News ekziston tash e disa vite dhe është dokumenti më i çmuar mbi të cilin studentët informohen për zhvillimet më të reja dhe më interesante në UBT.

 

Revista “Alumni”

 

Alumni tashmë njihet si revistë e UBT-së, në të cilën shpalosen sukseset e studentëve tanë, por edhe të arriturat dhe inovacionet që zhvillohen në kuadër të UBT-së.