Bordi i Industrisë

Duke pasur për bazë, që programi për Media dhe Komunikim, që ofrohet nga UBT ka parasysh hulumtimin e nevojave për kuadro në fushën e Mediave dhe të Komunikimit në Kosovë. Ky program është strukturuar në atë mënyrë që studentëve t’u ofrojë kombinim të teorisë dhe praktikës. Prandaj, gjithmonë duke u mbështetur në programin e studimeve, si dhe duke ndjekur aspektet teorike, studentët ushtrojnë praktikën në industrinë e medias.

Fakulteti Media dhe Komunikim inkurajon studentët që të zhvillojnë aftësitë në forcimin e ndërgjegjësimit shoqëror. Gjatë tri viteve të studimit, studentët do të njihen me teoritë e Medias dhe të Komunikimit, si dhe me praktikat në këto fusha, duke u mundësuar që pos teorisë të zhvillojnë edhe praktikën nëpër institucionet e ndryshme shtetërore, publike e private që kanë të bëjnë me media dhe komunikim.

Programi i studimeve zhvillon aftësitë e studentëve për format e komunikimit, aftëson ata të analizojnë e të kuptojnë marrëdhëniet mes medias dhe audiencës brenda një konteksti të ndryshimit në kulturën politike dhe në media dhe në teknologji të informacionit. Prandaj, ndërlidhja me industrinë e informimit dhe të komunikimit është më se e nevojshme. Ky bashkëdyzim i teorisë dhe praktikës gjithashtu mundëson shqyrtimin dhe mënyrat të cilat qytetarët, aktivistët e politikanët dhe gazetarët ndryshojnë formën dhe natyrën e sferës publike nëpërmjet zhvillimit të teknologjive të reja, duke thyer barrierat tradicionale midis shtetit, medias dhe publikut. Prandaj, si i tillë, programi Media dhe Komunikim domosdo në plan të parë ka zhvillimin profesional të studentit.

UBT në kuadër të studimeve Bachelor ka marrëveshje bashkëpunimi me disa nga kompanitë më me zë në Republikën e Kosovës, si dhe me institucione të tilla në vendet e rajonit, siç është Shqipëria e Maqedonia, gjë që rezulton me vizita studimore në mediat e po të njëjtave shtete.

UBT ka marrëveshje me IPKO, Tribuna Channel, InfoKosova, RTK- Radiotelevizioni i Kosovës, InfoPress; EnterMediaTV, Telegrafi, Klan Kosova, etj..

Studentëve të Fakulteti Media dhe Komunikim në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës në UBT u mundësohet praktika (internshipi) në këto media.

Praktika, sipas marrëveshjes zgjatë një muaj dhe është në formë rotative. Studentët e suksesshëm e të interesuar për zanatin e gazetarisë, pas përfundimit të praktikës (intershipit) kanë mundësi të bëhen pjesë e këtyre mediave. Kështu që një pjesë e madhe e tyre, pasi kanë përfunduar praktikën dhe pasi janë angazhuar dhe kanë treguar rezultate në të mira, kanë vazhduar punën në këto media si gazetarë, moderatorë, realizatorë programesh, kameramanë, teknik regjie, montazherë, zyrtarë për marrëdhënie me publikun, zyrtarë për informim, etj..

Janë nënshkruar marrëveshje me ministri përkatëse dhe me kryetarët e disa komunave në Republikën e Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit në zhvillim dhe implementim të projekteve në fusha të ndryshme jetësore që janë në interes të përbashkët të ministrive, komunave dhe UBT-së. Në saje të këtyre marrëveshjeve, studentët e UBT-së përfitojnë duke u inkuadruar në programe të ndryshme si dhe duke përfituar nga puna praktike në këto komuna. Në këtë mënyrë, bashkërisht ndërtohen kapacitete institucionale dhe zhvillimore dhe programe të caktuara si pjesë e rëndësishme e marrëveshjeve të bashkëpunimit.