Partnerët & Anëtarësimet

UBT ka marrëveshje bashkëpunim me IPKO, Tribuna Channel, InfoKosova, RTK- Radiotelevizioni i Kosovës, InfoPress; EnterMediaTV.

Studentëve të Fakulteti Media dhe Komunikim në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës në UBT u mundësohet praktika (intershipi) në këto media. Praktika, sipas marrëveshjes zgjatë një muaj dhe është në formë rotative. Studentët e suksesshëm dhe të interesuar për zanatin e gazetarisë, pas përfundimit të praktikës (intershipit) kanë mundësinë të bëhen pjesë e këtyre mediave. Kështu që një pjesë e madhe e tyre, pasi kanë përfunduar praktikën dhe pasi kanë treguar rezultate në punën dhe angazhimin e tyre, kanë vazhduar punën në këto media si gazetarë, moderatorë, realizatorë programesh, kameramanë, teknik regjie, montazherë, zyrtarë për marrëdhënie me publikun, zyrtarë për informim, etj..