Aktivitetet

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor si njësi akademike në kuadër të UBT-së fokusin kryesor e ka në mësimdhënie kualitative dhe me metoda shumë të avancuara  gjithashtu edhe në aktivitetet tjera akademike që mbështesin dhe janë vlerë e shtuar e mësimdhënies dhe procesit akademik. Pjesa akademike do të ishte e mangët pa involvimin e industrisë si konsumator kryesor e kompetencës së gjeneruar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor reflektuar përmes studentëve të diplomuar. Involvimi i industrisë është edhe një matje e vlerave të gjeneruara në procesin akademik që performohet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.

Fokusi kryesor i shkollës është në ndërtmin e kompetencave që tejkalojnë nevojat aktuale të shoqërisë që na rrethon duke synuar gjenerimin e kompetencave që do të përballen me sfidat të dimensionit global.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor gjeneron edhe njohuri përmes hulumtimeve që janë pjesë e pandashme e stafit akademik dhe studentëve që janë pjesë e projekteve hulumtuese përmes temave të niveleve të ndryshme. Këto njohuri të gjeneruara përmes hulumtimeve individuale dhe grupore aplikohen dhe transmetohen tek studentët përmes procesit akademik por edhe projekteve.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor njohurit dhe kompetencat i gjeneron edhe përmes projekteve për komunitetin brenda dhe jasht Kosovës dhe njohuritë dhe kompetencat e gjeneruar në këto projekte transmetohen tek studentët dhe komuniteti i arkitektëve përmes konferencave dhe ekspozitave të arkitekturës.

Përveq pjesës të rregullt të determinuar me kurikulën e studimeve, Fakulteti organizon edhe aktivitetet ekstrakurikulare me qëllim që të gjeneroj vlera shtesë në studimet e Arkitekturës dhe jep kompetenca shtesë në ndertimin e profesionit të Arkitektit.

Aktivitetet mundsojnë studentit të kristalizoj njohuritë për konceptet e dizajnit dhe qasjes sistemore në këtë proces por edhe eksploroj mënyrat e implementimit të njohurive dhe kompetencave në aspektin praktikë. Aktivitet shtesë që ka shkolla janë ekspozitat dhe debatet që organizon shkolla me palët e interesit me qëllim të trajtimit të problemeve aktuale që ka fusha e arkitekturës apo fushat e ngjashme që kanë një ndërlidhje multidiciplinare.

Vizitat studimore brenda dhe jashtë Kosovës (në EU) mundësojnë socializimin e studentëve me ambientet akademike në universitetet partnere të UBT-së si dhe analizojnë aspektet urbane dhe vëllimore të qendrave të ndryshme urbane në shtetet e Evropës.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor gjithashtu është pjesë e shumë konkurseve në nivel rajonal dhe global me qëllim që të siguroj studentët dhe stafin që konceptin që gjeneron shkolla dhe kompetencat në fushën e Arkitekturës janë potencial i mirë për të qenë konkurent në këto evente –konkurse që në disa raste shkolla ka qenë finaliste dhe kjo është motivuese mjaftueshëm që të nxis edhe më tej shkollën të synoj një konkurencë dhe në nivelin global.

Aktivitetet kryesore që Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor zhvillon:

 

  • Mësimdhenie
  • Hulumtim
  • Konferencë
  • Projekte, lokale dhe ndërkombëtare
  • Debate publike
  • Ekspozitë
  • Akademia Verore
  • Vizitë studimore-Ekskursion
  • Vizita studimore-Industria
  • Internship
  • Leksionet tematike
  • Konkursi ndërkombëtar i studentëve
  • Arkitektë të rinj të talentuar