Specializimet

Studimet Bachelor 

Studimet në programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në nivelin Bachelor janë të përgjithshme – pa specializime. Ato japin një bazë të gjerë të njohurive profesionale (projektim arkitektonik, konstruksione arkitektonike, enterier, trashëgimi arkitektonike, dizajn urban e planifikim urban) që i mundësojnë të diplomuarit në nivel Bachelor treg të gjerë për punësim si dhe mundësi për të zgjedhur specializimin në studimet e mëpastajme në nivelin Master. 

Studimet Master 

Edhe studimet në nivelin Master janë të përgjithshme në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor. Studenti ka mundësi që të specializojë në një fushë të caktuar sipas përzgjedhjes vetanake përmes një hulumtimi në temën e diplomës.