Viza

Nëse ju kërkohet të keni vizë për të hyrë në Kosovë, UBT është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë me procesin e lëshimit të vizave, duke ju dërguar letra ftese ose ndonjë dokument tjetër që mund t’ju ndihmojë gjatë procesit të lëshimit të vizës.

Aplikacioni i juaj duhet të përmbajë:

  • Formularin e kërkesës për vizë të plotësuar dhe nënshkruar në origjinal. Personat e përfshirë në dokumentin e udhëtimit të aplikuesit duhet të dorëzojnë aplikacion të veçantë. Në rast se aplikuesi është i mitur, formulari duhet të nënshkruhet nga prindërit ose kujdestari ligjor;
  • Një kopje e dokumentit të udhëtimit i cili dëshmon se ka vlefshmëri së paku tre muaj pas datës së largimit nga territori i Republikës së Kosovës. Dokumenti i udhëtimit duhet të ketë së paku dy (2) faqe të zbrazëta;
  • Një fotografi (jo më të vjetër se 1 muaj) në përputhje me ICAO (International Civil Aviation Organization) standardet;

Dokumentet mbështetëse:

  • Dëshminë për qëllimin e qëndrimit në Republikën e Kosovës;
  • Dëshminë në lidhje me akomodimin ose dëshminë e posedimit të mjeteve të mjaftueshme për akomodim;
  • Dëshminë për mjete financiare të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit në Republikën e Kosovës dhe për kthimin në vendin e origjinës, ose transitit ne vendin e tretë në të cilin i është e siguruar hyrja, ose që është në pozitë për të i fituar ato në mënyrë të ligjshme;
  • Sigurimin shëndetësor valid në Republikën e Kosovës që mbulon gjithë periudhën e qëndrimit në Republikën e Kosovës;
  • Taksa e aplikimit për vizën C është 40 Euro. Taksa e aplikimit për vizën D është 80 Euro, e cila duhet të paguhet nga aplikuesit perveç poseduesve të pasaportave diplomatike apo zyrtare; fëmijëve nën moshën 6 vjeç; nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve në shoqërimin e tyre në vizita që kanë për qëllim studimet apo trajnimet;

Për listën e vendeve që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Kosovë ose nëse keni nevojë për më shumë informacion, vizitoni:http://www.mfa-ks.net.